LAJMI I FUNDIT:

UEFA e mendon seriozisht suspendimin e Ligës së Kampionëve pas raundit të tetë të finales

UEFA e mendon seriozisht suspendimin e Ligës së Kampionëve pas raundit të tetë të finales

Raportohet se UEFA po e mendon seriozisht suspendimin e Ligës së Kampionëve, pas përfundimit të tetë të finales.

Disa ndeshje tashmë do të zhvillohen mbrapa dyerve të mbyllura, por gara më e madhe për klube në Evropë mund të ndjekë hapat e Serie A-s.


Qeveria e Italisë mori vendim që të suspendohet liga deri më 3 prill, në mënyrë që t’i ikin infektimit edhe më të madh nga coronavirusi.

Mbetet të shihet nëse UEFA do të ndjekë të njëjtin shembull, derisa në Angli raportojnë se gara mund të ndërprehet pas 19 marsit.

Merret vendimi: Takimi i dytë mes Bayernit dhe Chelseat në Ligën e Kampionëve zhvillohet me dyer të mbyllura shkaku i coronavirusit
Lexo po ashtu Merret vendimi: Takimi i dytë mes Bayernit dhe Chelseat në Ligën e Kampionëve zhvillohet me dyer të mbyllura shkaku i coronavirusit

Tifozëve u është ndaluar madje edhe që të festojnë nëpër kafene dhe të mblidhen në sheshe publike, në mënyrë që të mos infektohen nga virusi vdekje prurës.

Është një mundësi reale që Liga e Kampionëve dhe ajo e Evropës të shtyhen edhe gjatë kësaj jave nëse gjendja vazhdon të rëndohet. /Telegrafi/