0Shares

UEFA ka vendosur ta dënojë me dy ndeshje mos lojë sulmuesin e Bayern Munichut, Thomas Muller pas kartonit të kuq kundër Ajaxit në ndeshjen e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Muller bëri një ndërhyrje të rëndë në kokë ndaj mbrojtësit të Ajaxit, Nicolas Tagliaficos.

Kjo ndërhyrje e ashpër u ndëshkua me kartonë të kuq nga gjyqtari dhe Muller u desh të largohej nga loja në minutën e 75-të.

U akuzua për ndërhyrje të ashpër, Muller i kërkon falje Tagliaficos U akuzua për ndërhyrje të ashpër, Muller i kërkon falje Tagliaficos

Pas këtij veprimi, sulmuesi gjerman i kërkoi falje Tagliaficos duke thënë se ndërhyrja ishte e paqëllimshme.

Momenti i ndërhyrjes së Mullerit ndaj Tagliaficos

Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar pas UEFA ka vendosur ta shqiptojë një suspendim prej dy ndeshjeve për Mullerin, ndërsa Bayerni synon ta apelojë vendimin.

“UEFA e ka suspenduar Thomas Mullerin për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kamopionëve pas kartonit të kuq kundër Ajaxit”

“Bayerni do të apelojë vendimin”, thuhet në njoftimin e Bayernit.

Kështu, Muller pritet të mungojë në dy ndeshjet eliminuese të 1/8-tës ndaj Liverpoolit, të cilat zhvillohen më 19 shkurt dhe 13 mars. /Telegrafi/  

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)