LAJMI I FUNDIT:

U akuzua për ndërhyrje të ashpër, Muller i kërkon falje Tagliaficos

U akuzua për ndërhyrje të ashpër, Muller i kërkon falje Tagliaficos

Mesfushori sulmues i Bayern Munich, Thomas Muller, ka qenë pjesë e shumë akuzave ditën e fundit, kur ndërhyri në kokën e Nico Tagliaficos.

Ai u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen që u mbyll 3-3 mes Ajaxit dhe Bayern Munich.


Gjermani që njihet për korrektësinë e tij, ka kërkuar falje dhe i uron mbrojtësit argjentinas shërim të shpejtë.

“Dua t’i kërkoj falje Nico Tagliaficos për ndërhyrjen e djeshme. Ishte pas asnjë qëllim. Shpresoj të bën mirë sa më shpejtë”, thuhet në kërkim faljen e gjermanit.

Tifozët pas ndeshjes e kanë akuzuar ashpër gjermanin për ndërhyrjen.

Ndeshja ishte e zjarrtë ku u shënuan gjashtë gola dhe kishte dy kartë të kuq.

Luftohej për pozitën e parë në grup, ku Bayern Munich arriti ta ruaj primatin si lider, ndërsa holandezët kaluan tutje si të dytët. /Telegrafi/