LAJMI I FUNDIT:

“Udhëtova 2000 kilometra për të parë GOAT-in”, tifozi i Messit bëhet viral me huqjen e tij

“Udhëtova 2000 kilometra për të parë GOAT-in”, tifozi i Messit bëhet viral me huqjen e tij

Lionel Messi pritet të bëjë debutimin e tij për Inter Miamin në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër skuadrës së Liga MX, Cruz Azul muajin e ardhshëm, që ishte lajm për një tifoz të veçantë.

Forma e mjerueshme e Herons vazhdoi të shtunën pasi u mposhtën 4-1 nga Philadelphia Union në Subaru Park në Chester, Pennsylvania.


Ndonëse nuk ishte një spektakël në fushë, një pankartë e dizajnuar dhe mbajtur lart nga një mbështetës në tribunë tërhoqi vëmendjen.

Inter Miami ngacmon imagjinatën e tifozëve për numrin që do bartë Messi në fanellë
Lexo po ashtu Inter Miami ngacmon imagjinatën e tifozëve për numrin që do bartë Messi në fanellë

“Kam udhëtuar dy mijë kilometra për të parë GOAT-in”, ishin fjalët e shkruara nga ky tifoz.

Por, ai nuk ishte në dijeni se Messi aktualisht është duke bërë pushime në Argjentinë, as nuk është prezantuar zyrtarisht nga Inter Miami, gjë që pritet të ndodhë në ditët në vijim.

Skuadra nga Florida gjithashtu njoftoi të shtunën se Sergio Busquets do t’i bashkohej ish-bashkëlojtarit të Barcelonës, Messit, në DRV PNK Stadium. /Telegrafi/