Carlos Espi ka folur pas transferimit të tij te Real Madridi, duke premtuar se do të japë gjithçka për klubin e ri, pasi zhvilloi stërvitjen e parë me skuadrën e Jose Mourinhos.

Sulmuesi 21-vjeçar u transferua te "Los Blancos" nga Levante me një kontratë pesëvjeçare, ndërsa pranoi se kalimi në 'Santiago Bernabeu' ndodhi shumë shpejt, por e përshkroi këtë mundësi si një ëndërr të realizuar.


“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Është një ndjenjë unike, e papërshkrueshme. Jam shumë i lumtur dhe do të jap gjithçka nga vetja”, deklaroi Espi.

Sulmuesi spanjoll gjithashtu vlerësoi pritjen që mori nga bashkëlojtarët dhe stafi teknik gjatë ditës së parë në qendrën stërvitore të Real Madridit, Valdebebas.

“Ka qenë diçka e jashtëzakonshme, nuk e prisja. Të gjithë janë shumë të sjellshëm dhe më kanë pritur në mënyrën më të mirë. Jam shumë i lumtur me ditën time të parë. Ata kujdesen për çdo detaj dhe ambientet janë fantastike”, tha ai.

Espí theksoi gjithashtu përvojën e veçantë të stërvitjes përkrah yjeve të Real Madridit nën drejtimin e Mourinhos.

“Është diçka unike të punosh me të gjithë lojtarët e Real Madridit dhe me të gjithë stafin teknik. Ata kalojnë shumë kohë me ne, është diçka e jashtëzakonshme”.

“Do të jap maksimumin në çdo mundësi që do të kem. Jam një sulmues që më pëlqen të jem brenda zonës, gjithmonë i gatshëm për çdo situatë”.

“Gjëja më e rëndësishme është se do të jap gjithçka për Real Madridin dhe do t’ia shpërblej besimin trajnerit”, përfundoi sulmuesi.

Espi u prezantua zyrtarisht nga Real Madridi të premten, pasi klubi aktivizoi klauzolën e tij të largimit prej 25 milionë eurosh nga Levante./Telegrafi/

telegrafi sport app