LAJMI I FUNDIT:

U shpall fituese e Fest’ 60, Ronela Hajati: Faleminderit të gjithë atyre që më kanë mbështetur gjithë këto vite

U shpall fituese e Fest’ 60, Ronela Hajati: Faleminderit të gjithë atyre që më kanë mbështetur gjithë këto vite
Foto: Instagram

Artistja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, është shpallur mbrëmë fituese e edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2022, i cili do të mbahet në Torino të Italisë.


Pas spektaklit, këngëtarja bëri një reagim në rrjete sociale duke falënderuar të gjithë për përkrahje.

“Shihemi Eurovision. Faleminderit të gjithë atyre që më kanë mbështetur gjithë këto vite. Ju dua me shpirt RTSH. Ju premtoj që do të bëjë një video e performancë që do të kujtohet. Nuk kam fjalë”, u shpreh ajo.

Ronela Hajati fiton edicionin e 60-të të Festivalit të RTSH-së, përfaqëson Shqipërinë në Eurovision
Lexo po ashtu Ronela Hajati fiton edicionin e 60-të të Festivalit të RTSH-së, përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

Të shumta kanë qenë urimet që ka marrë në hapësirën për komente, aty ku numëron mbi 700 mijë ndjekës.

Në vend të dytë është renditur këngëtari Alban Ramosaj me “Theje”, vendin e tretë e zuri Eldis Arnjeti dhe Rrezarta Smaja.

Kënga e Ronelës “Sekret” është bërë me tekst dhe melodi nga vet 32-vjeçarja kurse për producimin u përkujdes Marko Polo. /Telegrafi/