LAJMI I FUNDIT:

U shanë mes vete në transmetim direkt, por tani Kastro Zizo dhe Zhaku bashkëpunojnë sërish në muzikë (Video)

U shanë mes vete në transmetim direkt, por tani Kastro Zizo dhe Zhaku bashkëpunojnë sërish në muzikë (Video)

Këngëtari Kastro Zizo gjithmonë është shquar për karakterin e tij qesharak por edhe reagues.

Shpesh herë nëpër intervista të ndryshme ai ka ditur të krijojë situata jo të mira, duke kaluar edhe në debate me personazhe publike.


Të gjithë e mbajnë mend konfliktin e tij të ashpër me tekstshkruesen dhe artisten Inida Gjata – Zhaku në emisionion “Zone e Lirë” tri vite më parë.

Zhaku akuzonte Kastron se i kishte vjedhur autoritetin e këngës “Dorentina dhe Kastro i zi”, këngë pjesmarrëse kjo në festivalin “Kënga Magjike 2011”.

Sipas Zhakut, ka qenë ajo e cila ka realizuar tekstin dhe muzikën e këngës për një duet me Kastron, por që më pas u anulua, dhe Kastro e përdori këngën për një tjetër bashkëpunim me Mira Janjin, dhe nuk e ceki Zhakun si autore e këngës.

Debati vazhdoi ashpër, gjersa nuk u kurseyn as të bërtiturat dhe fjalët fyese drejtpërsëdrejti në emision.

Mirëpo, së fundmi kemi parë një ndryshim tek dyshja, pasi duket sikur ata të dy kanë rregulluar marrëdhëniet mes tyre, përderisa kënga e re e Kastros është realizuar në bashkëpunim me të.

Kënga “My Ex” e publikuar pak kohë më parë nga Kastro dhe Elinara Shehu, ka për autore kënge pikërisht Inida Gjata – Zhakun, gjë që dëshmon tashmë se debatet dhe marrëdhëniet e tyre të këqija kanë mbetur në të kaluarën. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Kalo në kategori