LAJMI I FUNDIT:

U bë pjesë e jurisë së ‘The Voice’ dhe filloi një lidhje të re, Rita Ora flet për kohën e bukur që kaloi në Australi

U bë pjesë e jurisë së ‘The Voice’ dhe filloi një lidhje të re, Rita Ora flet për kohën e bukur që kaloi në Australi

Rita Ora ka zbuluar në një intervistë të fundit se si e kaloi kohën e saj të joproduktive në Australi, ndërsa ishte pjesë e spektaklit “The Voice” atje.

Këngëtarja 30-vjeçare shqiptaro-britanike fluturoi në Sydney në shkurt, para se të nisej për në Los Angeles në fillim të qershorit.


Rita i tha The Daily Telegraph të premten se ‘nuk donte të largohej’ pasi zgjati qëndrimin e saj në Australi, shkruan DailyMail.

“Kam kaluar kohën më të mirë, duke shijuar motin, plazhet e bukura. Ushqimi është i pabesueshëm”, tha ajo.

“Australia është vendi më i mahnitshëm, vendi më i dashur, mikpritës. Më pëlqeu çdo copë, momentet duke hyrë në ujë, duke shijuar diellin…Unë me të vërtetë u ndjeva si një australiane e vërtetë”, shtoi Ora.

Por ajo këmbënguli se udhëtimi i saj ishte gjithashtu i karakterizuar me ‘shumë punë’.

“Unë improvizova një studio në dhomën e hotelit, lexova shumë, incizova shumë muzikë. ‘Zoom’ ishte shoku im më i mirë”, shtoi ajo.

Rita tha se shfaqja në ‘Sydney Mardi Gras’ në mars kishte ‘ndryshuar jetën e saj’, duke zbuluar se ishte hera e parë që ajo u shfaq në skenë që nga fillimi i pandemisë.

Ndërsa sezoni i ri i “The Voice” ende nuk do të shfaqet, interpretuesja e hitit “Let You Love Me” tha se ajo ishte tashmë e etur për t’u kthyer në kontinentin australian.

“Nëse gjithçka ka kuptim dhe mund të ndodhë, patjetër që do ta bëja përsëri, 100 për qind. Më pëlqen të kthehem në Australi”, tha ajo.

Rita e shfrytëzoi pjesën më të madhe të kohës gjatë qëndrimit të saj në Down Under, duke u shoqëruar me yjet e famshëm si: Russell Crowe, Chris Hemsworth, Elsa Pataky, Matt Damon, Isla Fisher dhe Tessa Thompson.

Ajo gjithashtu filloi të takohej me aktorin dhe regjisorin e Zelandës së Re Taika Waititi, i cili ishte në Sydney për xhirimet e filmit të tij “Thor: Love and Thunder” – dhe tani dyshja janë në lidhje prej muajsh. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori