LAJMI I FUNDIT:

U përfol për një lidhje me Mozzik, reagon Kiara Tito: Para se të bëni lajme vërtetoni rrethanat

U përfol për një lidhje me Mozzik, reagon Kiara Tito: Para se të bëni lajme vërtetoni rrethanat

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik së fundmi nxiti dyshimet se tashmë ka nisur një lidhje të re dashurie.

E gjithë kjo erdhi nga një postim I bërë nga vet reperi nga Ferizaj, i cili pak ditë më parë postoi një fotografi ku pranë tij shihej një femër.


Imazhi në pasqyre tregonte Mozzikun teksa mbështetje në këmbën e një vajze misterioze, duke bërë që fansat ta hedhën në kërkimin e identitet të saj.

Foto: Kiara Tito/Instagram

Më pas u raportua se vajza në foto me krijuesin e hitit “Madonna” mund të ishte blogerja dhe moderatorja nga Shqipëria, Kiara Tito.

Kjo sepse Kiara ditë më parë ishte paraqitur me të njëjtën veshje që kishte edhe vajza në foto me Mozzikun, një fustan me nuanca të gjelbër dhe bardhë.

Foto: Mozzik/InstaStory

Por, si rrallë herë moderatorja ka reaguar ndaj lajmeve që shkruhen për të, në një postim në InstaStory, Kiara ka mohuar se është vajza në krahët e reperit.

Mozzik në lidhje të re dashurie? Poston imazh përkrah një femre
Lexo po ashtu Mozzik në lidhje të re dashurie? Poston imazh përkrah një femre

“Përshëndetje njerëz, më kanë ardhur foto në mesazhe, gjithashtu po lexoj edhe në portale, nuk preferoj të shprehem sepse në përgjithësi nuk i kushtoj rëndësi lajmeve nëpër portale ( duke qenë se shumë prej tyre janë lajme të rreme). Por doja të iu thoja që nuk jam unë personi në foto dhe përpara se të bëni lajme, ju lutem vërtetonin rrethanat. Faleminderit”, ka shkruar Kiara në postim.

Foto: Kiara Tito/Instagram

Kujtojmë, që kohë më parë prezantuesja është aluduar edhe për një lidhje me këngëtarin, Butrint Imerin, ndonëse janë parë së bashku në disa raste dyshja asnjëherë nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori