LAJMI I FUNDIT:

Mozzik në lidhje të re dashurie? Poston imazh përkrah një femre

Mozzik në lidhje të re dashurie? Poston imazh përkrah një femre

Reperi i njohur, Mozzik përveç karrierës së suksesshme muzikore është mjaft i përfolur edhe për jetën private.

Lidhja, ndarja dhe ribashkimi e përsëri ndarja me reperen, Loredana ka qenë çdo herë në fokus të medieve rozë.


Ish-çifti që tashmë i kanë ndarë rrugët janë prindër të një vajze, ndërsa me sa duket kanë vazhduar tutje me jetën e tyre romantike.

Foto: Mozzik/Instagram

Ishte reperi nga Ferizaj ai që pak ditë më parë ‘ngacmoi’ fansat duke postuar një fotografi në të cilën tha se këtë verë nuk planifikon të qëndroi beqar.

Ndërsa, pas kësaj here krijuesi i hitit “Madonna” ka bërë që të aludohet se tashmë ka nisur një histori të re të dashurisë.

Foto: Mozzik/Instagram

Mozzik së fundmi ka postuar një fotografi teksa shihet pranë një femre, ai u tregua i kujdesshëm duke mos zbuluar identitetin e saj, por duke mbajtur këmbën e saj me njërën dorë.

Mozzik: Këtë verë nuk do të rri beqar
Lexo po ashtu Mozzik: Këtë verë nuk do të rri beqar

Sipas lokacionit të vendosur sipër imazhit dyshja ndodhen së bashku në Milano të Italisë.

Ndryshe, Mozzik aktualisht po shijon suksesin e bashkëpunimit me Taynan dhe Butrint Imerin “Pare” që u lansua pak ditë më parë. /Telegrafi/