LAJMI I FUNDIT:

U njohën në “O Sa Mirë”, Jonida Vokshi pranon se është në lidhje dhe do të martohet së shpejti me Besnik Krapin

U njohën në “O Sa Mirë”, Jonida Vokshi pranon se është në lidhje dhe do të martohet së shpejti me Besnik Krapin

Aktorja e njohur, Jonida Vokshi, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Xing me Ermalin”.

Ajo ka folur gjerë e gjatë rreth karrierës së saj, ndërsa nuk ka hezituar që t’i shpalos edhe më të rejat në jetën e saj private.


Ndonëse nuk përflitej, aktorja ka preferuar ta zbulojë vet lidhjen e saj me aktorin dhe producentin e njohur kosovar, Besnik Krapin.

Ata kanë qenë të dy së bashku aktorët të hit serialit “O Sa Mirë” në dy sezonet e para, përkatësisht Jonida në rolin e vajzës tiranase (Elizabeta), dhe Besniku në rolin e prizrenasit (Mesuti).

Dhe duket se është pikërisht ky serial zanafilla e gjithçkaje, ngase edhe vet aktorja gjatë emisionit e ka pranuar se aty filluan shikimet e para dhe takimet mes dyshes.

“Unë me të jam njohur tek seriali “O sa mirë”, pasi ishim të dy pjesë e kastit. Kemi qenë miq në fillim dhe duke u njohur dhe duke kaluar kohë bashkë u dashuruam. Si dy të dashuruar vjen një moment që konkludohet dashuria”, ka thënë Jonida.

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi kanë qenë bashkë në serialin e njohur vendor “O Sa Mirë” (Foto: Instagram)

Tutje, e pyetur nga Ermali nëse dyshja do të martohen, aktorja nga Shqipëria e ka pohuar edhe një gjë të tillë.

“Po do bëjmë dasmë, do kërcejmë pak”, ka thënë ndër të tjerash ajo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori