LAJMI I FUNDIT:

U largua nga DC United, skuadra angleze e ka prioritet të nënshkruajë me Wayne Rooneyn

U largua nga DC United, skuadra angleze e ka prioritet të nënshkruajë me Wayne Rooneyn

Wayne Rooney është larguar nga DC United pas përfundimit të kontratës me këtë klub.

Ish-sulmuesi legjendar anglez megjithatë nuk pritet të mbetet për kohë të gjatë pa punë.


Përkundër fitores 2-0 ndaj New York City, DC United nuk ka arritur të zë një vend në ‘Play-Off’ dhe kontrata e Rooneyt me këtë klub ka përfunduar.

The Mirror ka raportuar se anglezi mund të rikthehet në vendlindje, pasi është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Birmingham City, skuadër që bërn pjesë në Championshipin anglez.

Trajneri aktual i Birmingham City, John Eustace pritet të largohet dhe klubi anglez po e pret Wayne Rooneyn për ta marrë drejtimin e skuadrës.

“Aspirata ime është të menaxhoj një ditë në një klub elitar evropian dhe në ato mjedise, ju jeni duke punuar me ekipe shumë të ndryshme, me profesionistë elitarë nga e gjithë bota. Kam gjetur se mund ta marr atë përvojë këtu, gjë që ndihmon. mua shumë”.

Rooney tregon se cili sulmues do ta ndihmonte Manchester Unitedin të luftonte për tituj
Lexo po ashtu Rooney tregon se cili sulmues do ta ndihmonte Manchester Unitedin të luftonte për tituj

“Në DC United, për shembull, ne kemi lojtarë nga më shumë se një duzinë kombe, që përfaqësojnë kultura, fe dhe prejardhje të ndryshme”.

“Pra, ka sfida dhe mësime të ndryshme për të nxjerrë nga kjo, dhe duke punuar me All-Stars, shumë më të mirat që ka për të ofruar MLS, kjo i shtohet jashtëzakonisht shumë”, deklaroi Rooney.

Rooney tani është trajner i lirë pas largimit nga DC United dhe sipas mediave angleze ditët e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e tij që ta marrë drejtimin e Birmingham Cityt. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori