LAJMI I FUNDIT:

“U dëgjua një tingull i tmerrshëm, gjithçka ishte si në filma”: Aeroplani i rrëzuar në Kazakistan, pasagjerët rrëfejnë tmerrin e përjetuar

“U dëgjua një tingull i tmerrshëm, gjithçka ishte si në filma”: Aeroplani i rrëzuar në Kazakistan, pasagjerët rrëfejnë tmerrin e përjetuar

Një aeroplan me 93 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit në bord u rrëzua pranë qytetit të Almaty në Kazakistan të premten menjëherë pas ngritjes, duke vrarë të paktën 15 njerëz, thanë autoritetet në vendin e Azisë Qendrore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani Fokker 100 që shkonte drejt kryeqytetit Nur-Sultan në një fluturim para agimit “humbi lartësinë gjatë ngritjes dhe u përplas për një gardh betoni”, para se të godiste një ndërtesë dykatëshe, tha Komiteti i Aviacionit Civil në Kazakistan.


Një e mbijetuar ka thënë se ajo dëgjoi një “tingull të tmerrshëm” para se aeroplani të fillonte të humbiste lartësinë.

“Avioni po fluturonte me një pjerrësi. Gjithçka ishte si në një film: të bërtitura, të bërtitura, njerëzit duke qarë”, tha ajo.

Ndërkohë, një reporter i Reuters që po udhëtonte drejt aeroportit, menjëherë pas aksidentit ka thënë se kishte mjegull në zonë.

Megjithatë, autoritetet nuk kanë dhënë ndonjë supozim rreth shkaktarit të aksidentit.

Të paktën 15 persona mbesin të vdekur kur aeroplani përplaset me ndërtesën dykatëshe në Kazakistan
Lexo po ashtu Të paktën 15 persona mbesin të vdekur kur aeroplani përplaset me ndërtesën dykatëshe në Kazakistan

Komiteti i aviacionit tha se po pezullonte të gjitha fluturimet nga transportuesi Bek Air dhe të aeroplanëve Fokker 100 në pritje të një hetimi.

Bek Air, i cili drejton një flotë të aeroplanëve Fokker 100, tha në një deklaratë se ishte në pritje të informacionit zyrtar nga hetuesit që punojnë në vendin e përplasjes.

Ndërsa një tjetër i mbijetuar, biznesmeni Aslan Nazaraliyev, i tha gazetës Vremya se aeroplani filloi të dridhej ndërsa fitoi lartësi rreth dy minuta pas ngritjes.

“Në një moment ne filluam të rrëzoheshim, jo vertikalisht, por në kënd. Dukej sikur kontrolli mbi aeroplanin ishte i humbur”, tha ai.

Të paktën 15 njerëz gjetën vdekjen dhe 66 u dërguan në spital, përfshirë disa në gjendje të rëndë, thanë autoritetet komunale.

Qeveria ka bërë të ditur se aeroplani i rrëzuar u prodhua në vitin 1996 dhe certifikata e tij më e fundit e fluturimit u lëshua në maj 2019. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Gjermania do të blejë tre sisteme raketore amerikane Himars për Ukrainën

Gjermania do të blejë tre sisteme raketore amerikane Himars për Ukrainën

Evropa
Ukrainasit pretendojnë se Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka humbur 1,260 ushtarë, një aeroplan dhe pesë tanke

Ukrainasit pretendojnë se Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka humbur 1,260 ushtarë, një aeroplan dhe pesë tanke

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

Evropa
Kalo në kategori