LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 15 persona mbesin të vdekur kur aeroplani përplaset me ndërtesën dykatëshe në Kazakistan

Të paktën 15 persona mbesin të vdekur kur aeroplani përplaset me ndërtesën dykatëshe në Kazakistan

Një aeroplan që transportonte 100 pasagjerë u përplas në një ndërtesë dykatëshe gjatë fluturimit në Kazakistan, duke lënë të paktën 15 persona të vdekur, transmeton Telegrafi.

Aeroplani Bek Air po shkonte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Almaty drejt kryeqytetit të vendit Nursultan kur ai humbi lartësinë rreth orës 7:22 të së premtes me kohën lokale, raportoi BBC.


Aeroplani goditi një pengesë betoni përpara se të binte në ndërtesë, thanë zyrtarët e aeroportit Almaty.

“Ka 15 të vdekur në vendin e përplasjes”, tha qeveria e qytetit Almaty në një deklaratë përmes kanalit të saj. Dhe 17 pacientë të tjerë po trajtoheshin në spital në një “gjendje të rëndë”.

Gjithsej 35 persona u tha se janë plagosur. Në bord kishte 95 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit.

Në një deklaratë në faqen e saj në Facebook, aeroporti tha se nuk kishte zjarr dhe një operacion shpëtimi u zhvillua menjëherë pas rrëzimit.

Fotografitë dhe videot e rrënojave treguan aeroplanin e zbrazur të ulur në mes të rrënojave të një shtëpie me tulla.

Shkaku i përplasjes do të hetohet, thanë zyrtarët. /Telegrafi/