LAJMI I FUNDIT:

U akuzua për plagjiaturë për këngën “Shake It Off” – hidhet poshtë padia ndaj Taylor Swiftit

U akuzua për plagjiaturë për këngën “Shake It Off” – hidhet poshtë padia ndaj Taylor Swiftit

Taylor Swift më në fund ka fituar një betejë ligjore.

Padia, e cila fillimisht u ngrit nga kompozitorët Sean Hall dhe Nathan Butler në vitin 2017, pretendonte se Swift vodhi tekstet e këngës së vitit 2001 të 3LW “Playas Gon’ Play” për të shkruar himnin e saj hit “Shake It Off”.


Megjithatë, avokatët e këngëtares fituese të “Grammy” dhe të dy kantautorëve dorëzuan një kusht të përbashkët të hënën duke i kërkuar një gjykate të Kalifornisë të heqë padinë “në tërësi”, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six.

Foto: Wire Image

Gjykatësi i qarkut i SHBA, Michael Fitzgerald, e hodhi poshtë zyrtarisht padinë po atë ditë me paragjykim vetëm disa javë përpara se të fillonte gjyqi i saj.

Fitorja për artisten vjen vetëm katër muaj pasi theu heshtjen në lidhje me këtë çështje, duke thënë se ‘nuk e kishte dëgjuar kurrë’ këngën për të cilën u akuzua për plagjiaturë.

Të gjitha lajmet nga Taylor Swift
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Taylor Swift

Teksti i këngës “Shake It Off” është shkruar tërësisht nga unë”, pohoi këngëtarja në dokumentet e gjykatës, sipas Billboard.

Foto: Getty Images

Hall dhe Butler fillimisht pohuan se 33-vjeçarja mori rreshtat, një pjesë të projektit të tyre.

“Në shkrimin e teksteve, u bazova pjesërisht në përvojat e jetës sime dhe, në veçanti, nga shqyrtimi i pandërprerë publik i jetës sime personale, raportimi i ‘klikimeve’, manipulimi publik dhe forma të tjera të kritikës personale negative”, u shpreh ajo.

Ndërsa këngëtarja e “Bad Blood” mund të mbarojë me këtë padi, ajo po përballet me një tjetër padi për të drejtën e autorit për një libër të nxjerrë në vitin 2019. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Kalo në kategori