Tyson Furyt i largohet suspendimi, i jipet drita e gjelbërt të rikthehet në ring

173:"BOLTON, ENGLAND - NOVEMBER 30: Tyson Fury speaks at a press conference at the Macron Stadium on November 30, 2015 in Bolton, England. (Photo by Chris Brunskill/Getty Images) 12:"Getty Images
Bordi i Kontrollit të Boksit Britanik ka shfuqizuar suspendimin ndaj Tyson Furyt.
Mediat britanike raprotojnë se bosët e boksit britanik janë takuar me Tyson Furyn dhe do të rikthejnë licensën e tij kur ai të sjellë raportet e reja mjekësore që dëshmojnë gjendjen e tij.
Fury ishte suspenduar nga autoriteti britanik i boksit nën akuza për doping.
Megjithatë, Fury disa herë ka potencuar se atij i është bërë e padrejtë.
Tash atij do t'i jipet drita e gjelbërt që të rikthehet në ring dhe të rikthehet në majat e boksit botëror në kategorinë e rëndë.
Prej kohësh Fury dhe Anthony Joshua janë përfshirë në një konflikt mediatik.
Por, para përballjes me Joshuan, me shumë mundësi Furyn do ta shohim duke u përballur me dikë tjetër. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
19/01/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































