LAJMI I FUNDIT:

Turqia ul eksportet drejt Rusisë pasi frikësohet se mund të sanksionohet nga SHBA-ja

Turqia ul eksportet drejt Rusisë pasi frikësohet se mund të sanksionohet nga SHBA-ja

Për shkak të frikës nga sanksionet amerikane, Tuqia ka ulur eksportet drejt Rusisë.

Vëllimi i dërgesave nga Turqia në Rusi u ul me 33 për qind në muajin shkurt, duke arritur në 670 milionë dollarë, krahasuar me 1 miliard dollarë në të njëjtën periudhë të vitit 2023.


Në dy muajt e parë të këtij viti, eksportet turke drejt Rusisë arritën në 1.29 miliard dollarë. Kjo është një rënie e ndjeshme nga më shumë se 2 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Aktualisht, Rusia përbën vetëm 3.2 për qind të totalit të eksporteve të Turqisë. Në shkurt, Gjermania (1.72 miliard dollarë) dhe Shtetet e Bashkuara (1.33 miliardë dollar) dolën si lider në këtë drejtim.

Importet nga Rusia në Turqi gjithashtu pësuan një rënie të mprehtë muajin e kaluar, gjegjësisht me më shumë se një të tretën (36.65 për qind) nga 2 miliardë dollarë në 1.3 miliard dollarë, shkruajnë mediat e huaja.

Një tendencë e ngjashme u vërejt në muajin janar, kur eksportet turke drejt Rusisë ranë me 39 për qind, duke arritur në 631 milionë dollarë amerikanë, krahasuar me 1 miliard dollarë amerikanë në të njëjtën periudhë të vitit 2023. Një burim i Reuters tha se tregtia e mallrave të caktuara, përfshirë makineritë, ishte ndalur plotësisht.

Rënia e qarkullimit tregtar erdhi si pasojë e kërcënimit të sanksioneve dytësore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 22 dhjetor 2023, presidenti amerikan, Joe Biden autorizoi Departamentin e Thesarit të SHBA-së për të vendosur kufizime ndaj institucioneve të huaja financiare që ndihmojnë transaksionet e shërbimit që përfshijnë individë të sanksionuar nga Rusia ose lehtësojnë furnizimin me pajisje për kompleksin ushtarak-industrial rus.

Pas kësaj, bankat në Turqi filluan të rishikojnë marrëdhëniet e tyre me klientët nga Rusia për shkak të frikës së humbjes së qasjes në dollarin amerikan, i cili përbën pothuajse gjysmën e transaksioneve financiare në botë. Kjo situatë preku edhe eksportuesit rusë të naftës, të cilët nuk pranuan pagesat nga Ankaraja për fuçitë e shitura.

Në janar, pyetje të ngjashme u ngritën me Indinë, e cila refuzoi të pranonte 14 cisterna me naftë bruto Sakhalin pasi Rosneft nuk ishte në gjendje të hapte një llogari në Emiratet e Bashkuara Arabe për të marrë pagesa në dirhemë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Kalo në kategori