LAJMI I FUNDIT:

Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, në një telefonatë me homologun e tij iranian, Hossein Amir-Abdollahian, ka theksuar se Turqia nuk dëshiron ndonjë përshkallëzim të mëtejshëm në rajon.

Sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike, kryediplomati iranian në telefonatë tha se operacioni hakmarrës kundër Izraelit ka përfunduar dhe se Irani nuk do të nisë një operacion të ri nëse nuk sulmohet nga Izraeli.

Amir-Abdollahian gjithashtu tha se nëse Irani sulmohet përsëri, atëherë Teherani do të japë një “përgjigje edhe më të fortë” këtë herë, shkruan AA.


Ndryshe, mbrëmë Irani lëshoi një breshëri dronësh dhe raketash drejt Izraelit si hakmarrje për sulmin e 1 prillit në Damask.

Sulmi në Damask vrau shtatë zyrtar ushtarak iranianë, duke përfshirë një komandant të lartë të IRGC-së dhe tërhoqi reagime të ashpra nga zyrtarët e qeverisë iraniane, të cilët u zotuan për “përgjigje vendimtare”.

Siç raportohet, IRGC-ja lëshoi më shumë se 300 drone dhe raketa në një sulm që zgjati disa orë, shumica prej të cilave u kapën nga sistemet izraelite të mbrojtjes ajrore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori