Florentino Perez kishte pohuar në një konferencë për shtyp se do të preferonte të transferonte Kylian Mbappen.

Për këtë të fundit, madje presidenti i Real Madridit ka kërkuar ndihmën e trajnerit, i cili u rikthye në skuadër pas dhjetë muajve, Zinedine Zidane.

Këto pohime nuk e kanë penguar aspak trajnerin aktual të PSG-së, Thomas Tuchel, i cili thotë se nuk shqetësohet nga komentet e të parit të mdrilenëve.

Neymar (Foto by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Unë e kuptoj se të gjithë i dëshirojnë Neymarin, Mbappen apo [Marco]. Kjo aspak nuk më shqetëson”, pohoi trajneri gjerman para gazetarëve.

“Janë top-lojtarë, por e rëndësishme është se janë futbollistë tanë dhe kjo nuk do të ndryshon”, deklaroi ai.

Shakaja e Perez: Zidane është francez, prandaj mund të bëjë diçka rreth Mbappes Shakaja e Perez: Zidane është francez, prandaj mund të bëjë diçka rreth Mbappes

Theksojmë se Los Blancos gjatë verës kanë paralajmëruar se do të bëjnë ndryshime të mëdha në ekip pas dështimeve në këtë sezon. /Telegrafi/