LAJMI I FUNDIT:

Trump uron Boris Johnsonin për “fitoren e madhe”

Trump uron Boris Johnsonin për “fitoren e madhe”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka uruar fituesin e zgjedhjeve në Britani të Madhe, Boris Johnson.

Siç ka shkruar Trump në Twitter, Britania dhe Shtetet e Bashkuara tani do të jenë të lira të bëjnë një marrëveshje të re të tregtisë masive pas BREXIT.


“Urime për Boris Johnson për fitoren e tij të madhe! Britania dhe Shtetet e Bashkuara tani do të jenë të lira të bëjnë një marrëveshje të re të tregtisë masive pas BREXIT. Kjo marrëveshje ka potencialin të jetë shumë më e madhe dhe më fitimprurëse se çdo marrëveshje që mund të bëhej me BE-në. Festoni Boris!”, ka shkruar Trump në Twitter.

Ndryshe, Boris Johnson do të kthehet në “Downing Street” me një shumicë të madhe pasi konservatorët thuhet se kanë marrë shumicën e votave, në zgjedhjet e së enjtes në Britaninë e Madhe. /Telegrafi/