LAJMI I FUNDIT:

Trump ndërron adresën e banimit nga New Yorku në Florida

Trump ndërron adresën e banimit nga New Yorku në Florida

Presidenti amerikan Donald Trump dhe gruaja e tij Melania kanë ndërruar adresën e banimit në Palm Beach, raporton New York Times që ka pasur qasje në dokumente të cilat ka arritur t’i sigurojë.

Edhe pse jetoi prej shumë vitesh në Neë York, Trump edhe zyrtarisht është bërë banor i Floridës. Ai ka ndërruar adresën e përhershme të banimit nga Manhattan në Mar-a-Lago, klubin ekskluziv të golfit që ai i referohet si “Shtëpia e Bardhë e dimrit”, transmeton Telegrafi.


“Përgëzoj New Yorkun”, ka shkruar Trump në profilin e tij në Twitter, duke shtuar se “përkundër faktit që ka paguar miliona dollarë taksa qytetit, thotë se është trajtuar shumë keq nga liderët politikë si në qytet ashtu dhe në shtet”.

Në shtator të këtij viti, Donald dhe Melania Trump ka aplikuar për ndërrim adrese në Palm Beach të Floridës, thuhet në dokumentet që i ka siguruar Neë York Times.

Kulla Trump në Manhattan ishte adresa e Trumpit që prej vitit 1983, por prej se është bërë president i SHBA-së, ka kaluar shumë pak kohë atje.

Madje sipas NBC News, Trump i kaloi 99 ditë në Mar-a-Lago dhe vetëm 20 ditë në kullën Trump që kur ka ardhur në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Banimi në Florida mund t’i sjellë përfitime nga taksat, pasi nuk ka ndonjë taksë për të ardhurat nga shteti ose taksë trashëgimore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Kalo në kategori