LAJMI I FUNDIT:

Trump e thumbon, “Terminatori” përgjigjet (Video)

Trump e thumbon, “Terminatori” përgjigjet (Video)

Kur Donald Trump vendosi të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë, mes zërave të shumtë kundër tek republikanët ishte edhe Arnold Schwarzenegger. “Terminatori” në atë kohë u shfaq skeptik ndaj kandidaturës së tij dhe kritik për një sërë qëndrimesh.

Sot Donald Trump është në krye të Shteteve të Bashkuara dhe për të ushtruar detyrën e Presidentit hoqi dorë nga drejtimi i spektaklit televiziv “Celebrity Apprentice”. E në këtë pozicion ai u zëvendësua nga Arnold Schëarzenegger, por gjërat nuk shkuan mirë për yllin hollivudian dhe shikueshmëria e spektaklit ra ndjeshëm.


Këtë Donald Trump nuk e ka harruar dhe u kujdes ta nxjerrë në pah edhe në Mëngjesin e Lutjeve, të martën.

“Patëm një sukses të madh tek Apprentice. Por kur unë kandidova për President më duhej të largohesha prej andej. Ata morën një aktor të madh, Arnold Schwarzenegger, që zuri vendin tim. Më pas, të gjithë e dimë se si shkuan gjërat. Shikueshmëria jonë ra në pikiatë. Ishte një katastrofë totale. Ndaj dua që sot të lutemi për Arnoldin!”, tha Presidenti.

Kjo deklaratë ka marrë reagimin e ish-guvernatorit të Kalifornisë. Ai ka postuar në Twitter një koment të shkurtër, jo pa thumbim.

“Hej, Donald, kam një ide madhështore. Përse nuk ndryshojmë vendet e punës? Ti merru sërish me televizionin si ekspert shikueshmërie dhe unë marr detyrën tënde dhe kështu edhe njerëzit mund të flenë të qetë sërish”, thotë ai.

Në trend Magazina

Më shumë
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Magazina
Kalo në kategori