LAJMI I FUNDIT:

Truket për të gjetur qetësinë që kushtojnë gjysmë ore në ditë

Truket për të gjetur qetësinë që kushtojnë gjysmë ore në ditë

Menaxhimi i kohës mes familjes dhe punës është një “garë” me pengesa. Por është e rëndësishme që të gjeni kohë cilësore edhe për mirëqenien tuaj.

Dita tipike, sidomos e një gruaje që punon, është një përpjekje e vazhdueshme, ku përpjekja për t’u qetësuar për pak çaste nuk vjen kurrë, për më tepër kur në mes ekziston edhe një familje për t’u kujdesur. Si të mbijetoni?

Para së gjithash, mundohuni të kuptoni orën tuaj biologjike (orën e gjumit-zgjimit ose të kundërtën). Në alternativë, filloni të shfrytëzoni në maksimum pushimin e drekës.

Impenjimet shpesh janë kaq të shumta, saqë duket sikur të japin ndjesinë se 24 orë nuk janë të mjaftueshme për t’i bërë ballë gjithçkaje.

Edhe pse duket si një mirazh, megjithatë, për çdo grua ekziston mundësia reale për të pasur për vete të paktën 30 minuta çdo ditë për t’iu dedikuar një sporti të caktuar, një hobi, një bisede me mikeshat ose thjesht për të bërë një sy gjumë. Këto 30 minuta duhet të bëhen një oazë e vërtetë për veten, për t’u mbrojtur nga çdo pengesë e jashtme. Por si t’ia bëni për t’i dhuruar vetes gjysmë ore në ditë relaksim?

1 Hapi i parë: agjenda në dorë

Agjenda për të cilën po flasim është ajo klasikja, pra letra. Kjo sepse me agjendën elektronike, premtimet dhe propozimet e mira rrezikojnë të zhbëhen më lehtë. Ndërkohë që e “zeza mbi të bardhë” e agjendës tradicionale është memoria më e mirë për ato që kanë vërtet rëndësi.

2 Hapi i dytë: përcaktoni një orar

Çdo ditë është mirë që të përcaktoni orarin më të përshtatshëm për pushimin që do të bëni. Për shembull, koha e mëngjesit, herët, mund të jetë një moment shumë i mirë, sepse rreth jush të gjithë flenë dhe orari i punës duket pak larg për ta filluar. Kjo sigurisht vlen më tepër për ata persona të cilët nuk janë gjumashë. Zgjimi herët në mëngjes dhe marrja e ajrit të pastër për gjysmë ore mund t’i japë një tjetër kuptim ditës suaj.

3 Hapi i tretë: gjeni aktivitetin e duhur

Ju mund të bëni joga, të meditoni apo të ecni. Ose mund t’i dhuroni vetes një dush të mirë dhe më pas një mëngjes të shijshëm. Po kështu, ju këshillohet të lexoni ndonjë faqe libri të cilin e mbani gjithmonë në komedinë ose një revistë, duke pirë një filxhan kafe ose lëng frutash.

4 Hapi i katërt: shfrytëzoni pushimin e drekës

Kushdo që nuk gjen kohë për veten gjatë ditës mund të shfrytëzojë pushimin e drekës për një drekë ndryshe nga e zakonshmja. Ndonjë ide? Një xhiro në këmbë, një kafe, akullore, diskutimet mbi informacionet rozë etj., janë të gjitha për t’u shfrytëzuar nga ju e do të shihni se për pak minuta do të çliroheni nga tensionet e impenjimeve apo të streseve të përgjithshme.

5 Hapi i pestë: shijoni mbrëmjen

Për ata që arrijnë të relaksohen vetëm në mbrëmje, 30 minutat për veten mund t’i dedikohen një shëtitje duke dëgjuar muzikë të mirë, apo më saktë, atë të preferuarën. Mund të shijoni një gotë verë me mikeshat e zemrës, të bëni ushtrime relaksuese ose të qëndroni vetëm në shtëpi, në dhomën tuaj. Në rastin e fundit, më mirë të sqaroheni me familjarët që të mos t’ju shqetësojnë duke ju trokitur në derë për gjëra jo të rëndësishme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori