LAJMI I FUNDIT:

“Trofeu i vetëm që ai do ta mbajë këtë sezon”, prezantuesi i Brit Awards tallet me Kane

“Trofeu i vetëm që ai do ta mbajë këtë sezon”, prezantuesi i Brit Awards tallet me Kane
LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 21: *** EDITORIAL USE ONLY IN RELATION TO THE BRIT AWARDS 2018 *** Harry Kane (L) and Camila Cabello speak on stage at The BRIT Awards 2018 held at The O2 Arena on February 21, 2018 in London, England. (Photo by Gareth Cattermole/Getty Images)

Harry Kane është tallur nga prezantuesi i Brit Awards 2018 në natën gala.

Sulmuesi i Tottenham Hotspur u paraqitë në skenë së bashku me Camila Cabello për të ndarë çmimin ‘Këngëtari më i mirë ndërkombëtar‘.

Harry Kane dhe Camila Cabello duke folur në skenën e BRIT Awards 2018 (Getty Images)

Prezantuesi Jack Whitehall, i cili është komik me profesion dhe tifoz i Arsenalit në realitet, e talli yllin e Tottenhamit në mënyrë fantastike.

“Prezantuesit tonë të radhës janë një superyll i muzikës pop dhe një yll i Tottenhamit”.

“(Që do të thotë) se çmimi BRIT me shumë mundësi do të jetë i vetmi që ai do ta mbajë këtë sezon… është Harry Kane dhe Camila Cabello”, ishte prezantimi nga Whitehall.

Dhe normalisht që këto komente shkaktuan të qeshura në O2 Arena.

Jack Whitehall gjatë prezantimit (Getty Images)

Tottenhami pas 27 javësh në Ligën Premier renditën në vendin e pestë me 52 pikë, 20 më pak se Manchester City në pozitën e parë.

Vlen të theksohet se ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve në fazën e eliminimit direkt ndaj Juventusit e kanë përfunduar me rezultat 2-2.

Rivalët e qytetit, Arsenali, renditën në vendin e gjashtë me 45 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori