LAJMI I FUNDIT:

Tri qortimet e mëdha, zbulohet përpjekja e Al-Khelaifit për të ndalur kalimin e Mbappes te Real Madridi

Tri qortimet e mëdha, zbulohet përpjekja e Al-Khelaifit për të ndalur kalimin e Mbappes te Real Madridi

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi thuhet se ka tentuar me të gjitha mënyrat për ta bindur Kylian Mbappen të qëndrojë, por edhe të mos transferohet te Real Madridit, të cilët i konsideron rivalët më të mëdhenj.

Sipas gazetës franceze L’Equipe, presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi u përpoq maksimalisht për të bindur Mbappen që të mos bashkohej me Real Madridin si lojtar i lirë.

Ai u përpoq të luante lojëra mendjesh me sulmuesin francez dhe ta detyronte atë të nënshkruante një kontratë të re me PSG-në. Kjo përfshin dhënien e tre “shenjave paralajmëruese” për lojtarin.

Mbappe: Real Madrid? Më mirë pyesni mamanë time
Lexo po ashtu Mbappe: Real Madrid? Më mirë pyesni mamanë time

Mbappes thuhet se iu tha se ‘nuk mund t’i bashkohesh rivalit tonë më të madh evropian si lojtar i lirë.

Al-Khelaifi madje e paralajmëroi atë se po ‘legjitimonte Superligën’. Kjo është në lidhje me përpjekjet e Los Blancos për të nisur atë turne.

Presidenti i PSG u përpoq të mashtronte francezin duke pretenduar gjithashtu se ‘lojtarët e mëdhenj largohen nga klubet e tyre për tarifa të mëdha transferimi’ dhe jo si lojtar të lirë.

Por, Mbappe dhe rrethi i tij nuk u prekën nga e gjithë kjo. 25-vjeçari synonte të përfundonte kontratën e tij me PSG-në dhe të largohej si lojtar i lirë.

Real Madrid gjithashtu thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje për të nënshkruar me sulmuesin francez në korrik dhe ka të ngjarë të njoftojë ardhjen e tij pas finales së Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Anglia e nis me fitore në Euro 2024 dhe merr kryesimin e grupit

Anglia e nis me fitore në Euro 2024 dhe merr kryesimin e grupit

Përfaqësueset
Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024

Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024

Përfaqësueset
Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Përfaqësueset
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Përfaqësueset
UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

Kombëtarja e Shqipërisë
Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

La Liga
Kalo në kategori