LAJMI I FUNDIT:

Tri ndeshje, tri fitore – Barcelona fiton ngushtë ndaj Shakhtar Donetsk

Tri ndeshje, tri fitore – Barcelona fiton ngushtë ndaj Shakhtar Donetsk

Barcelona shënoi fitore ndaj Shakhtar Donetsk me rezultat 2-1 në kuadër të ndeshjes së tretë të fazës së grupeve.

Katalanasit e nisën shumë mirë takimin duke krijuar disa raste shumë të mira para portës.


Fermin Lopez dy herë rrezikoi, ndërsa pas tij ishte radha e Joao Cancelos, por Barcelona nuk arriti të kalojë në epërsi.

Por goli nuk vonoi shumë dhe erdhi më anë të Ferran Torres që përfitoi nga asistimi i Fermin Lopez për 1-0 në minutën e 28-të.

Nuk vonoi shumë dhe dyshja ndërruan rolet, kur Torres asistoi te Lopez që shënoi për 2-0.

Më këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën ukrainasit kishin më shumë nga loja.

Në minutën e 62-të, u hap ndeshja kur Irakli Azarovi asistoi te Georgiy Sudakov i cili shënoi për 2-1.

Pas golit ukrainasit morën zemër dhe vazhduan me sulme, duke rrezikuar disa herë të barazojnë rezultatin.

Edhe pse nuk munguan rastet deri në fund gola nuk kishte dhe Barcelona mori fitoren e tretë dhe me 9 pikë janë lider. Shakhtar ka 3 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori