Skuadra e Trepçës thuajse është pranë transferimit të parë. Fjala është për futbollistin e Ramiz Sadikut, Drilon Tejeci. Mesfushori 17-vjeçar, shumë shpejt mund t’i bashkohet ekipit mitrovicas. Këtë e ka konfirmuar drejtori i Trepçës, Fidaim Haxhiu.

“Po, jemi pranë transferimit të Drilon Tejecit. Jemi në bisedime me drejtuesit e Ramiz Sadikut, për të shikuar mundësinë e transferimit të mesfushorit 17-vjeçar. Besoj që shumë shpejt ai do t’i bashkohet radhëve tona”, u shpreh Haxhiu për ‘Sport Plus’.


Në vijim ai shtoi po monitorojnë edhe dyshen tjetër të Ramiz Sadikut, Almir Ajzerajn dhe Blend Baftiun. “Jemi duke shikuar edhe Almir Ajzerajn dhe Blend Baftiun, sidoqoftë çdo gjë do ta bëjmë në koordinim me ekipin e Ramiz Sadikut. Të shohim çfarë do të ndodhë”, theksoi drejtori sportiv i Trepçës, Haxhiu.

Trepça është në negociata edhe me futbollistin e Gjilanit, Ilir Blakçorin. Lojtarin e ka kontaktuar Avni Haxhiu. Lajmi është konfirmuar nga sulmuesi. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app