LAJMI I FUNDIT:

Trepça ’89 përfundon në barazh, Drenica shpëton në frymën e fundit

Trepça ’89 përfundon në barazh, Drenica shpëton në frymën e fundit
(Foto: Facebook/FC Drenica - Faqja Zyrtare)

Trepça ’89 ka fituar pikët e fundit për këtë sezon të Ipko Superligës së Kosovës, duke e mposhtur KEK-un me rezultat 3-0, por nuk i ka ikur barazhit.

Golin e parë për skuadrën nga Mitrovica e ka shënuar Hasan Hyseni në minutën e shtatë, duke krijuar më pas një dominim total në ndeshje.


Lassine Traore (22’) e dyfishoi epërsinë për Trepçën ’89, ndërsa tetë minuta më vonë Betra Herman (30’) e mbylli çështje e fituesit në Mitrovicë.

Trepça ’89 me këtë fitore nuk ka mundur t’i ikën barazhit duke përfunduar në vendin e nëntë me 42 pikë, ndërsa KEK-u tashmë ka rënë në Ligën e Parë.

Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës

Nga ana tjetër, Drenica ka arritur ta mposhtë Lirinë në Prizren me rezultat të pastër 1-3.

Foto:(Drenica/Facebook)

Drenicasit ishin të parët që kaluan në epërsi, duke shënuar me anë të Osman Meziut në minutën e nëntë. Por, Liria u tregua mjaft e vëmendshme në pjesën e parë, duke i barazuar shifrat (1-1) me golin e realizuar nga Diellor Beseni (35’).

Pjesa e dytë ishte e tëra e Drenicës, ndërsa Armend Abazi arriti t’i realizonte të dy golat e fitores. Golin e epërsisë Abazi e shënoi në minutën e 55-të, ndërsa i dyti u shënua në të 67-në.

Drenica arriti ta mbyllë sezonin në Ipko Superligën e Kosovës në vendin e shtatë me 43 pikë, ndërsa Liria (28 pikë) në sezonin e ri do të luajë në Ligën e Parë. /Telegrafi/