eksperti-banner

Ndeshja kthyese mes Trepçës ’89 dhe Vëllaznimit, është mbyllur me fitoren e gjakovarëve me rezultat 1-0.

Ndeshja e parqe ishte mbyllur 4-0 në të mirë të ‘minatorëve’ dhe me rezultat të përgjithshëm 4-1, mitrovicasit kaluan në finale.


Goli i vetëm në këtë takim  erdhi në minutën e  25 kur Kushtrim Gashi përfitoi nga një gabim i mbrojtjes vendas.

Në pjesën e parë Vëllaznimi kishte edhe disa raste, por nuk arriti të shënojë.

58741735 2302726196681474 4926601318446923776 n

Komoditeti nga ndeshja e parë bëri që Trepça ’89 të mos krijojë shumë raste.

Më të mirin e kishte Hasan Hyseni në fund të ndeshjes, por as ai nuk arriti të shënojë.

Trepça ’89 do të luajë në finale ndaj Feronikelit. /Telegrafi/

telegrafi sport app