Xhirimi i një filmi është një proces i vështirë ashtu si dhe kur aktoret duhet të luajnë rolet e tyre ndërsa presin një fëmijë, kjo thjesht shton një nivel krejt të ri të sfidave. Ne jemi tërësisht të frymëzuar nga këto gra të forta. Në disa raste, skenaristët, artistët e kozmetikës, stilistët e kostumeve, madje edhe kameramanët u është dashur të përdorin hile të ndryshme për të mos treguar se një aktore është gati të bëhet nënë. Por në disa raste, shtatëzënitë e tyre janë pikërisht ato që u duheshin historisë që trajtonte filmi.

Bright Side solli disa nga këto raste të veçanta:

Gillian Anderson — The X-Files

Gillian Anderson sapo kishte marrë konfirmimin se ajo mori rolin më të rëndësishëm të karrierës së saj dhe para fillimit të xhirimit, ajo zbuloi se ishte shtatzënë . Shefat e studios u përpoqën të zëvendësonin aktoren, por producenti ekzekutiv Chris Carter ishte plotësisht kundër dhënies së rolit të Dana Scully dikujt tjetër.

Barku i saj në rritje ishte i mbuluar nga rroba të tepërta dhe kënde të mira kamerash, por në fazat përfundimtare, skenari ndryshoi. Gillian e quajti vajzën e saj Piper Maru , që është gjithashtu titulli i një prej episodeve të “The X-Files” .

Cynthia Nixon — Sex and the City

Sarah Jessica Parker fshihte faktin që ishte shtatzënë, por ajo nuk ishte ylli i vetëm i shfaqjes që mbeti shtatzënë gjatë projektit. Por për shkak se personazhi i Cynthia Nixon, Miranda mund të mbetej shtatzënë në shfaqje , asaj nuk i është dashur të fshehë barkun e saj të madh.

Lisa Kudrow — Friends

Në sezonin e katërt të srialit, Phoebe e luajtur nga Lisa Kudrow pranon të bëhet një nënë surrogate për gjysmë vëllain e saj sepse aktorja ishte në të vërtetë shtatzënë . Por Phoebe kishte trinjakë dhe Lisa kishte vetëm një fëmijë, kjo është arsyeja pse ajo duhej të përdorte një jastëk për të imituar një bark gjigant.

Julia Roberts — Ocean’s Twelve

Është qesharake që Julia Roberts luajti një grua që pretendonte se ishte shtatzënë, ndërsa vetë aktorja në të vërtetë ishte shtatzënë në jetën reale! Roberts lindi binjakë të shëndetshëm.

Marcia Cross — Desperate Housewives

Një kohë e shkurtër para se ajo të mbushte 45 vjeç, aktorja zbuloi se ishte shtatzënë me binjakë dhe historia mori një kthesë të papritur: Bree Van de Kamp (personazhi i Marcia) pretendon të mbetet shtatzënë për të shmangur turpin publik.

Në fund të shtatzënisë, aktorja u ndje aq keq, sa i gjithë procesi i xhirimit u transferua në banesën e saj, por gjithçka përfundoi mirë – ajo kishte dy fëmijë të shëndetshëm .

Alyson Hannigan — How I Met Your Mother

Gjatë xhirimeve të serialit, Alyson Hannigan arriti të mbetet shtatzënë dy herë . Herën e parë, shtatzënia e saj ishte e fshehur me të gjitha mënyrat e mundshme (rrobat e duhura dhe këndet e duhura të aparatit fotografik), dhe hera e dytë, skenaristët vendosën të shmangin të gjitha telashet dhe ta bëjnë Lily Aldrin të luajtur nga Alyson një nënë të lumtur.

Halle Berry — X-Men: The Last Stand

Shtatzënia gjatë xhirimit të këtij filmit ishte një surprizë e vërtetë për Halle Berry sepse personazhi i saj Stormi thjesht nuk mund të shfaqej shtatzënë.

Regjisori, Bryan Singer, bëri gjithçka që mundi për të fshehur këtë fakt nga shikuesit: Roli i Stormit u zvogëlua, kostumi i saj u ndryshua, dhe në skenat e luftimeve, aktorja u zëvendësua nga një efekt skenik.

Cate Blanchett — Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull

Cate Blanchett është një aktore me të vërtetë unike . Ajo mësoi për shtatzëninë e saj të parë pasi iu ofrua roli në Charlotte Grey , ajo mësoi për shtatzëninë e dytë gjatë punës së saj në “Life Aquatic” me Steve Zissou.

Ky yll i dedikuar i filmit arriti të trajtojë mjaft mirë rolin e saj dhe nuk pati kurrë nevojë për një efekt skenik.

Penélope Cruz — Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides

Në filmin e katërt për kapitenin Jack Sparrow, Penélope Cruz duhej të shfaqej në fazat e hershme të shtatëzënisë së saj. Dhe, edhe pse barku i saj ishte akoma i pamundur për tu vërejtur, kameramanët duhej të bënin më shumë afërsi të aktores për të fshehur çdo shenjë që ajo ishte shtatzënë.

Përkundër faktit që personazhet duhej të kalonin shumë kohë në det, aktorja kapërceu me sukses të gjitha rreziqet e tremujorit të parë.

Naomi Watts — Eastern Promises

Përkundër faktit që Naomi mësoi për shtatzëninë e saj menjëherë pas fillimit të xhirimeve, si shumë gra, ajo vendosi të mos i tregojë askujt për këtë gjë, sepse ajo sapo kishte mbetur shtatzënë. Ishte vetëm dizajneri i kostumeve ai që mendoi saktë që ajo ishte shtatzënë kur vuri re se rrobat e personazhit të saj nuk i përshtateshin më.

Jodie Foster — Panic Room

Jodie Foster nuk planifikoi të merrte pjesë në këtë thriller, por pasi u largua nga Nicole Kidman, ajo ra dakord të bënte rolin. Gjatë xhirimeve, ajo zbuloi se po priste fëmijën e saj të dytë. Kjo nuk e pengoi që ajo të luante rolin e saj mirë dhe, sipas saj, vetëm e bëri atë më të fortë . Dhe të gjitha skenat ku ajo duhej të vishte bluza të ngushta dhe të bënte të gjitha skenat e vështira u xhiruan në fazat e hershme të shtatzënisë.

Keira Knightley — Everest

Lidhja e saj (aktorja është e martuar me James Righton) u zbulua në publik rastësisht pasi Keira publikoi një foto me një shëtitës për fëmijë. Kur ishte shtatzënë, ajo ishte duke punuar në filmin “Everest”, ku luante gruan shtatzënë të një alpinisti. Por fakti që shtatzënia ishte e vërtetë nuk dihej as nga anëtarët e ekuipazhit.

Gal Gadot — Wonder Woman

Gal fshehu me kujdes shtatzaninë e saj nga ekuipazhi dhe bëri të gjitha marifetet vetë. Por sigurisht, gjatë procesit të xhirimeve (disa muaj pas përfundimit të punës, aktorëve iu kërkuan t’i ribënin skenat), sepse shtatzënia e saj u bë e dukshme.

Ylli duhej të vishte kostume të veçanta, në mënyrë që teknikët e stafit të ishin në gjendje ta fshihnin barkun e saj gjatë post-produksionit të filmit. /Telegrafi/