LAJMI I FUNDIT:

Tregohet se si do të duket vazhdimi i “Avatar”

Tregohet se si do të duket vazhdimi i “Avatar”
(Foto: Twitter/Avatar)

Studioja filmike e James Cameron i ka publikuar në Twitter katër fotografi, në të cilat tregohet se si mund të duket vazhdimi i “Avatar”.

Pjesa e parë e “Avatar” u publikua në vitin 2009 dhe theu rekorde përfitimesh dhe pasta filluan spekulimet për vazhdimet e ardhshme.


Filmbërësi i popullarizuar konfirmoi se do ketë filma të tjerë, ndërsa tashmë janë bërë publikë disa kuadro të vazhdimit të ardhshëm.

Filmi pritet të nisë shfaqjen nëpër kinema më 17 dhjetor të vitit 2021, ndërsa më pas do t’i ketë edhe tri vazhdime të tjera.

Vazhdimet e radhës janë planifikuar të dalin gjatë viteve 2023, 2025 dhe 2027. /Telegrafi/