Tre fituesit e javës së parë të “Ekspertit”


Loja shpërblyese “Eksperti” nga Telegrafi ka nisur me entuziazëm të jashtëzakonshëm gjatë Kampionatit Botëror 2026, duke tërhequr tashmë mbi 5000 përdorues që po testojnë njohuritë e tyre në parashikimin e rezultateve të ndeshjeve.
Pas katër ditëve të para të garës, tashmë janë shpallur edhe fituesit javorë të javës së parë, të cilët grumbulluan më së shumti pikë me parashikimet e tyre.
Në vendin e parë renditet “refliv”, i cili grumbulloi 54 pikë dhe siguroi çmimin kryesor javor, një voucher prej 100 eurosh nga Neptun.
Me të njëjtin numër pikësh, 54, në pozitën e dytë u rendit “ermalmustafa”, i cili ka fituar një “Pako për Asistencë Rrugore” nga APR, ndërsa podiumin e plotësoi “shkemb”, i cili mblodhi 48 pikë dhe fitoi një SmartWatch Samsung FIT3.
Për tërheqjen e shpërblimeve dhe informatat shtesë, të tre fituesit janë kontaktuar tashmë nga redaksia e Telegrafit në e-mailin me të cilin janë regjistruar në lojën shpërblyese “Eksperti”.

Gara mbetet plotësisht e hapur për javët në vazhdim, pasi mijëra pjesëmarrës po vazhdojnë të konkurrojnë për çmime të vlefshme duke parashikuar rezultatet e ndeshjeve të Botërorit.
Vlen të theksohet se fituesit e javës së parë janë llogaritur bazuar në pikët e grumbulluara nga 11 qershori (e enjte), kur u zhvillua ndeshja e parë e Kampionatit Botëror 2026, deri më 14 qershor (e diel) në ora 23:59, periudhë e cila përbënte javën e parë të garës në “Eksperti”.
Java e dytë ka filluar pas orës 00:01 të së hënës (15 qershor) dhe zgjat deri në orën 23:49 të së dielës (21 qershor).
Ndryshe, gjatë gjithë kampionatit, lojtarët e “Ekspertit” do të garojnë për t’u ngjitur në renditje, ndërsa më të mirët në fund të Botërorit 2026 do të shpërblehen me çmime kryesore si iPhone 17 Pro Max, trotinet elektrik Segway dhe PlayStation 5.
Shënim: Në rast se dy ose më shumë lojtarë grumbullojnë numër të njëjtë pikësh, renditja përcaktohet nga kriteret shtesë të sistemit. Përparësi kanë lojtarët që kanë më shumë rezultate të sakta, më shumë parashikime me diferencë të saktë të golave dhe më shumë fitues të parashikuar saktë. Nëse barazia vazhdon edhe pas këtyre kritereve, përparësi merr lojtari që ka parashikuar i pari. /Telegrafi/





































