eksperti-banner

Kampionati Botëror 2026 ka nisur të pushtojë vëmendjen e tifozëve në mbarë botën, ndërsa mijëra adhurues të futbollit në Kosovë dhe trojet shqiptare tashmë kanë zgjedhur ta përjetojnë ndryshe kampionatin më të madh të futbollit.

Platforma “Eksperti” e Telegrafit ka kaluar shifrën e 2,000 përdoruesve të regjistruar vetëm pak ditë pas lansimit, duke u shndërruar në një nga komunitetet më aktive të parashikimeve sportive gjatë Kupës së Botës 2026.


Teksa numri i pjesëmarrësve vazhdon të rritet nga ora në orë, gara për kreun e renditjes do të jetë e paparashikueshme, ku për fituesin do të flitet shumë. Çdo ndeshje e Botërorit sjell mundësi të reja për pikë, ndërsa ata që regjistrohen më herët kanë shanse të grumbullojnë më shumë pikë dhe të futen në garë për shpërblimet kryesore.

Në “Eksperti”, pjesëmarrësit parashikojnë rezultatet e ndeshjeve dhe fitojnë pikë bazuar në saktësinë e parashikimeve të tyre. Në fund të kampionatit, më të mirët do të shpërblehen me çmime atraktive, përfshirë iPhone 17 Pro Max, trotinet elektrik Segway dhe PlayStation 5, ndërsa gjatë gjithë turneut do të ketë edhe fitues javorë.

Ajo që po e bën garën edhe më interesante është fakti se renditja ndryshon vazhdimisht. Një rezultat i qëlluar saktë mund t’ju ngjisë me dhjetëra pozita, ndërsa një ndeshje e humbur mund t’ju kushtojë shumë në garën për kreun.

Nëse ende nuk jeni pjesë e “Eksperti”, ndoshta tani është momenti i fundit për t’u futur në lojë para se diferenca me liderët të bëhet edhe më e madhe.

Mbi 2,000 tifozë tashmë kanë hyrë në garë. Pyetja është e thjeshtë: a do të jeni edhe ju mes tyre, apo do ta shikoni nga jashtë garën më të madhe virtuale të Kampionatit Botëror?

Regjistrimi është falas dhe mund të bëhet brenda minutës. Pas kësaj, mbetet vetëm të dëshmoni sa mirë e njihni futbollin.

Regjistrohu
: eksperti.telegrafi.com.

Për më shumë detaje se si të luani, mësoni rregullat duke klikuar KËTU.

telegrafi sport app