Me nisjen e Kampionatit Botëror të Futbollit 2026, Telegrafi.com po rikthen një nga lojërat më atraktive për adhuruesit e futbollit - platformën “Eksperti”, ku çdo ndeshje bëhet edhe më emocionuese përmes parashikimeve, pikëve dhe shpërblimeve reale.

Kampionati Botëror 2026, i cili do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, vjen me format të zgjeruar dhe me vëmendje të madhe globale, ndërsa për publikun shqiptar Telegrafi sjell një mënyrë shtesë për ta përjetuar garën: duke testuar njohuritë, intuitën dhe saktësinë në parashikimin e rezultateve.


Parashikimet e sakta, sjellin fituesit e garës. Pjesëmarrësit mund të regjistrohen FALAS dhe kanë mundësi reale për shpërblime atraktive.

Gjatë gjithë kampionatit, lojtarët e “Expert” do të garojnë për t’u ngjitur në renditje, ndërsa më të mirët në fund të Botërorit 2026 do të shpërblehen me çmime kryesore si iPhone 17 Pro Max, trotinet elektrik Segway dhe PlayStation 5.

Përveç shpërblimeve kryesore, platforma "Eksperti" do të sjellë edhe shpërblime javore për pjesëmarrësit me performancën më të mirë gjatë javës, duke e bërë garën edhe më dinamike nga ndeshja në ndeshje.

Si bëhet regjistrimi?

Për t’u bërë pjesë e lojës, procesi është shumë i thjeshtë. Përdoruesit duhet të regjistrohen në platformën "Eksperti" përmes emailit dhe të krijojnë emrin e tyre të përdoruesit.

Pas regjistrimit, ata mund të hyjnë në platformë, të zgjedhin ndeshjet e Kampionatit Botëror 2026 dhe të vendosin parashikimet e tyre për rezultatet.

Parashikimet mund të ndryshohen deri në momentin kur nis ndeshja, ndërsa pas fillimit ato mbyllen automatikisht.

Si funksionon sistemi i pikëve?

Platforma “Eksperti” ka një sistem të qartë pikësh.

Nëse pjesëmarrësi e parashikon saktë fituesin dhe rezultatin e plotë të ndeshjes, fiton 10 pikë.

Nëse e parashikon saktë fituesin dhe diferencën e golave, fiton 6 pikë.

Nëse e parashikon vetëm fituesin e ndeshjes, fiton 2 pikë.

Pas përfundimit të çdo ndeshjeje, rezultati regjistrohet në sistem dhe pikët e pjesëmarrësve përditësohen automatikisht.

Si përcaktohet renditja?

Renditja në platformën “Eksperti” formohet në bazë të pikëve të grumbulluara nga pjesëmarrësit gjatë Kampionatit Botëror.

Sa më të sakta të jenë parashikimet, aq më shumë pikë fiton përdoruesi dhe aq më lart ngjitet në renditje. Rezultatet përditësohen pas përfundimit të ndeshjeve, duke u dhënë pjesëmarrësve mundësinë të ndjekin në kohë ecurinë e tyre në garë.

Me “Experti” nga Telegrafi.com, gara nuk ndalet vetëm te emocionet e ndeshjeve, çdo ndeshje e Botërorit 2026 merr një dimension tjetër.

Regjistrohu në eksperti.telegrafi.com, bëhu pjesë e garës dhe dëshmo se sa mirë e njeh futbollin.

telegrafi sport app