LAJMI I FUNDIT:

Tre filma nga Kosova fitojnë çmime në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Tre filma nga Kosova fitojnë çmime në Festivalin e Filmit në Sarajevë
Festivali i Filmit në Sarajevë

Tre filma nga Kosova, që ishin në garë në Festivalin e Filmit në Sarajevë (SFF), kanë fituar çmime.

Çmimi “Zemra e Sarajevës” për aktoren më të mirë e fituan aktoret e filmit “Luaneshat e Kodrës”: Flaka Latifi, Era Balaj dhe Urata Shabani.


Çmimi për promovimin e barazisë gjinore iu dha Norika Sefës për filmin “Në kërkim të Venerës”.

Foto: Sarajevo Film Festival/Instagram

Ndërkaq, mirënjohja e veçantë e jurisë iu nda filmit “Pa vend” me regji nga Samir Karahoda.

Në ceremoninë solemne të festivalit, që u mbajt të enjten, më 19 gusht, në Teatrin e Sarajevës, çmimi për filmin më të mirë e fitoi “Great Freedom” nga Sebastian Meisea.

Çmimi për regjisorin më të mirë iu dha Millica Todoroviqit për filmin “Celts”. “Zemra e Sarajevës” për aktorin më të mirë shkoi te Georg Friedrich për rolin e tij në filmin “Great Freedom”.

Çmimi special i jurisë për filmin dokumentar iu dha filmave “The same dream” me regji të Vlado Petri, si dhe filmit “Looking for horses” të Stefan Pavloviqit.

Foto: Sarajevo Film Festival/Instagram

Ndërkaq, dokumentari më i mirë u zgjodh “Landscapes of Resistance” nga Marta Popivoda. Çmimi për të Drejtat e Njeriut si pjesë e programit të dokumentareve iu dha Ahmet Nexhdet Çupur për veprën e tij “Les Enfants Terribles”.

Ndërkaq çmimi për filmin më të mirë studentor shkoi për filmin “Summer Planning” të Alexandru Mironescu dhe “Everything ahead” e Mate Ugrin u zgjodh filmi më i mirë i shkurtër.

Festivali i Filmit në Sarajevë është gara më e madhe e filmit në Ballkanin Perëndimor. Këtë vit, në këtë festival 18 filma kishin premierë botërore, tre ndërkombëtare ndërkombëtare, një evropiane, 24 rajonale dhe një boshnjake. /REL/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina

"Duke dalë nga kafazi", Bebe Rexha duket atraktive me stilin e saj urban në fotografitë e fundit

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Kalo në kategori