Dy efektivë kanë mbetur të lënduar pas përplasjeve mes protestuesve dhe uniformave blu, në protestën pranë Kuvendit.

Një prej efektivëve ka marrë dëmtime të lehta ndërsa polici tjetër është gjakosur, raporton gazetari Igli Çelmeta.


Protestuesit qëlluan me vezë, domate, dhe shishe uji, uniformat blu, duke çarë gardhin metalik të vendosur për garantimin e perimetrit të sigurisë.

Një ambulanca ka mbërritur në vendngjarje për transportimin e policëve të plagosur drejt spitalit, për marrjen e ndihmës mjekësore.

Kujtojmë që protesta qytetare ka hyrë sot në ditën e 54-ët, dhe mbahet në seancën e fundit parlamentare për këtë sesion të Kuvendit.