Nicolas Pepe ka arritur të driblojë mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil Van Dijk.

Liverpooli dhe Arsenali janë duke e zhvilluar mes vete derbin e javës së tretë në Ligën Premier.

Fillimi i ndeshjes nisi furishëm nga të dyja skuadrat që krijonin raste, ndërsa në minutat e parë ra në sy edhe driblimi i sulmuesit Pepe ndaj mbrojtësit Van Dijk.

Hazard cilëson Van Dijkun si kundërshtarin më të fortë dhe mbrojtësin më të mirë në Ligën Premier Hazard cilëson Van Dijkun si kundërshtarin më të fortë dhe mbrojtësin më të mirë në Ligën Premier

Sulmuesi i Arsenalit, i cili karakterizohet me shpejtësi arriti ta dribloj me mjeshtëri holandezin në minutën e shtatë të ndeshjes.

Ky driblim i Pepes është i pari pas rreth një vit e gjysmë në Ligën Premier ndaj Van Dijkut.

Gabriel Jesus i jep fund rekordit të Van Dijkut: Braziliani e dribloi holandezin në Superkupën e Anglisë Gabriel Jesus i jep fund rekordit të Van Dijkut: Braziliani e dribloi holandezin në Superkupën e Anglisë

Lojtari i fundit që e ka dribluar mbrojtësin e Liverpoolit në kampionat është Mikel Merino në mars të 2018.

Para disa javësh edhe sulmuesi i Manchester Cityt, Gabriel Jesus arriti ta driblojë në ndeshjen e Superkupës së Anglisë. /Telegrafi