LAJMI I FUNDIT:

Transferimi i Icardit te Juventusi do t’i kushtonte PSG-së 98 milionë euro

Transferimi i Icardit te Juventusi do t’i kushtonte PSG-së 98 milionë euro

Nëse PSG merr mundësinë e blerjes së Mauro Icardit dhe më pas do t’ia shesë Juventusit, thuhet se ata do t’i detyrohen Interit 85 milionë euro në të 70 milionë eurove, duke e quar totalin në 98 milionë euro.

Sulmuesi argjentinas e kaloi këtë sezon në huazim te PSHG me një kosto prej 13 milionë eurosh, duke kontribuar me 20 gola dhe katër asistime në 31 ndeshje.


Përkundër kësaj, forma e tij u ndërpre gjatë javëve të fundit dhe gruaja/agjentja e tij Wanda Nara aludoi disa herë për një rikthim të Icardit në Serie A.

Icardi objektivi kryesor i Juventusit, Kane vetëm alternativë
Lexo po ashtu Icardi objektivi kryesor i Juventusit, Kane vetëm alternativë

Sipas Corriere dello Sport, Interi përfshiu një klauzolë në kontratë që nënkupton se nëse PSG aktivizon mundësinë e blerjes dhe më pas e shet Icardin në një klub tjetër italian, ata do të paguajnë një “gjobë” prej 15 milionë eurosh.

Pra, së bashku me tarifën e huazimit prej 13 milionë eurosh, opsionin e blerjes prej 70 milionësh dhe gjobën prej 15 milionë eurosh, shitja e Icardit te Juventusi do të thotë që Paris Saint-Germain do të kishte shpenzuar 98 milionë euro.

Icardi dëshiron vetëm Juventusin
Lexo po ashtu Icardi dëshiron vetëm Juventusin

Sidoqoftë, gazetat italiane këmbëngulin se mbetet një mundësi shumë e vlefshme, pasi Juventusi ofron emra si Miralem Pjanic, Douglas Costa, Alex Sandro ose Mattia De Sciglio në një përpjekje për të ulur koston.

15 milionë euro shtesë do të duhej të paguheshin edhe nëse një tjetër skuadër e Serie A, siç është Napoli, do të nënshkruante me Icardin. /Telegrafi/