Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka është afër kompletimit të një transferimi prej 17 milionë funtesh apo rreth 20 milionë eurosh te klubi italian, Roma.

Reprezentuesi zviceran, i cili shpesh është kritikuar në Arsenal nga mbështetësit e klubit pritet të largohet këtë verë nga Emirates.

Destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë Italia, pasi Xhaka thuhet se do të jetë lojtar i Romës.

Arrihet marrëveshja mes Romës dhe Xhakës - pritet vetëm ajo me Arsenalin Arrihet marrëveshja mes Romës dhe Xhakës - pritet vetëm ajo me Arsenalin

Sipas mediumit Sky Sport Italia, të dy klubet janë shumë afër një marrëveshje, me vetëm detajet e fundit të mbetura për t’u finalizuar.

Xhaka do të kalojë në Itali në ditët në vijim, të përfundojë testet e tij mjekësore dhe të nënshkruajë për ekipin e Jose Mourinhos.

Ai duhet të jetë një lojtar i Romës në kohën kur turneu i tyre para-sezonal në Portugali fillon javën e ardhshme. /Telegrafi/