LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Rubin Kazan, Rakhimov me fjalë të mëdha për Mirlind Dakun

Trajneri i Rubin Kazan, Rakhimov me fjalë të mëdha për Mirlind Dakun

Mirlind Daku ka debutuar me skuadrën ruse Rubin Kazan, pas transferimit nga Osijeku i Kroacisë dhe ka marr lëvdata nga trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov.

Daku të mërkurën luajti në duelin përgatitor kundër Krylya Sovetov, skuadrës tjetër ruse.


Trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov ka theksuar se Daku duhet ende të punojë në aspektin fizik për shkak se vetëm sa është inkuadruar në skuadër.

“Ai vetëm sa ka arritur, nuk e di ende punën tonë, është vetëm dita e tij e dytë. Ai ka pasur dy seanca stërvitore. E kemi planifikuar menjëherë që ai të luajë vetëm në pjesën e dytë”.

Zyrtare: Mirlind Daku i bashkohet Rubin Kazanit
Lexo po ashtu Zyrtare: Mirlind Daku i bashkohet Rubin Kazanit

“Pas ndeshjes ai ende pati vrapime pasi duhet të kthehet në formën më të mirë fizike pasi ka arritur me vonesë”, ka thënë fillimisht trajneri Rakhimov.

Ai pastaj u ndal tek aftësitë e Dakut, duke e lavdëruar sulmuesin kosovar.

“Ndoshta e keni parë ndeshjen. Është shumë i lëvizshëm. Nëse hapet dhe ka hapësirë, me shpejtësinë që ka mund të depërtojë. Ka koordinim të mirë, di si të ruajë topin dhe luan me të tjerët”.

Mirlind Daku shpejt pritet të prezantohet si lojtar i Rubin Kazanit, detajet e transferimit dhe përfitimi i madh i Llapit
Lexo po ashtu Mirlind Daku shpejt pritet të prezantohet si lojtar i Rubin Kazanit, detajet e transferimit dhe përfitimi i madh i Llapit

“Nuk do të thotë kjo se ai luan me rrjedhshmëri, pa gabime. Të gjithë bëjnë gabime. Por e rëndësishme është që ai të futet në përbërje me të tjerët dhe kështu merr formën e duhur”, pëfundoi Rakhimov. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori