LAJMI I FUNDIT:

Mirlind Daku shpejt pritet të prezantohet si lojtar i Rubin Kazanit, detajet e transferimit dhe përfitimi i madh i Llapit

Mirlind Daku shpejt pritet të prezantohet si lojtar i Rubin Kazanit, detajet e transferimit dhe përfitimi i madh i Llapit

Sulmuesi nga Kosova, Mirlind Daku ka nënshkruar me klubin rus, Rubin Kazan dhe tashmë ka mbetur vetëm zyrtarizimi i transferimit dhe prezantimi i tij.

Daku shkëlqeu në sezonin e fundit në Slloveni me ekipin Mura, duke shënuar 19 gola dhe 2 asistime në 33 paraqitje.


Paraqitjet e tij të mira me sllovenët, por edhe me Ballkanin para dy sezoneve kanë bërë që Daku të pëlqehet shumë.

Munishi zbulon skuadrën e re të Mirlind Dakut
Lexo po ashtu Munishi zbulon skuadrën e re të Mirlind Dakut

Sipas mediumit rus tatar-inform.ru, Rubin Kazan ka arritur tashmë marrëveshje me kroatët e Osijekut për transferimin e sulmuesit gjilanas.

Transferimi i 25-vjeçarit nën pronësi të Osijekut do t’i kushtojë 1.2 milion euro rusëve, edhe pse kroatët fillimisht kërkuan 1.5 milion dhe Rubin Kazani ofroi vetëm 1 milion euro.

Daku duke festuar një nga golat e shumtë te Mura

Në të njëjtën kohë, jo të gjitha paratë do të shkojnë te klubi kroat, pasi këtu do të përfitoj edhe ish-klubi i Dakut, Llapi, i cili e shiti te Osijeku për 60 mijë euro në vitin 2016.

Llapi nga ky transferojë do t’i fitojë plot 15 për qind të shumes së transferimit, e përkthyer në 180 mijë euro.

Zyrtarizimi i Dakut te Rubin Kazan mund të vijë sot (e martë) ose në njërën nga ditët e kësaj jave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
PSG po përgatitet t'ia rrëmbejë Real Madridit super lojtarin nga dora

PSG po përgatitet t'ia rrëmbejë Real Madridit super lojtarin nga dora

Ligue 1
Zbulohet favoriti për të fituar çmimin

Zbulohet favoriti për të fituar çmimin "Golden Boy"

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Kalo në kategori