LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Portugalisë, Santos: Jemi ekipe të njëjta me Belgjikën, por ne do të jemi më të mirë

Trajneri i Portugalisë, Santos: Jemi ekipe të njëjta me Belgjikën, por ne do të jemi më të mirë

Trajneri i Kombëtares së Portugalisë, Fernandos Santos ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Belgjikën.

Portugalia dhe Belgjika do të ndeshen mes vete në kuadër të fazës së 1/8-tës në Euro 2020 dhe secila kombëtare e do një vend në çerekfinale.


Santos ka folur rreth kësaj përballje në konferencë për shtyp, teksa e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin e tyre, Belgjikën.

Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: Belgjikë – Portugali
Lexo po ashtu Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: Belgjikë – Portugali

“Mendoj se ata do të luajnë me tre në mesfushë, me De Bruyne më të avancuar. Pak më afër mënyrës se si luajti Hungaria, por jo aq sa i përket pozicionimit në fushë”, ka thënë fillimisht Martinez në konferencë.

“Kur tre luajnë në mesfushë, Lukaku është pivot qendror i ekipit, me Mertens në të djathtë dhe Carrasco në të majtë, por të tre janë shumë të lëvizshëm. Na mbetet neve që të mbrohemi mirë, të jemi aq të mirë sa ishim kundër Francës dhe Hungarisë”.

“Ne kemi shumë cilësi me topin për të krijuar raste; Portugalia mund të shënojë gola dhe të krijojë”.

“Belgjika shënon gola dhe rrallë lufton. Ka disa lojtarë që janë më me ndikim, por Belgjika luan si grup, ashtu sikurse ne. Jemi ekipe të ngjashme. Është si një finale; është për të fituar, jo për të luajtur”.

“Ne e dimë që do të kemi kundërshtarë të mirë. Unë besoj, shpresoj dhe jam i bindur se do të jemi më të mirë”, përfundoi trajneri i Portugalisë. /Telegrafi/