LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Dritës i lumtur me fitoren ndaj Gjilanit

Trajneri i Dritës i lumtur me fitoren ndaj Gjilanit

Ardian Nuhiu është shprehur shumë i lumtur me fitoren e Dritës ndaj Gjilanit.

‘Intelektualët’ i mposhtën në udhëtim gjilanasit me rezultat minimal 0-1 në kuadër të derbit të javës së shtatë në Ipko Superligën e Kosovës.


Trajneri i Dritës ka thënë se është i kënaqur me lojën që treguan lojtarët e tij, por edhe që kishin mundur të bënin më shumë.

Mezani thotë se Drita edhe pse fitoi nuk tregoi asgjë ndaj Gjilanit
Lexo po ashtu Mezani thotë se Drita edhe pse fitoi nuk tregoi asgjë ndaj Gjilanit

Më tej Nuhiu potencoi me ironi se skuadra ‘kuqebardh’ nuk krijoi një rast të vetëm për gol dhe nuk ishin në nivelin e tyre.

Trajneri i Dritës ka thënë më tej se fitorja shkon për tifozët e tyre ‘Intelektualët’ që e kanë merituar fitoren dhe duhet të festojnë sonte. /Telegrafi/