LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Belgjikës, Martinez: Jam i kënaqur me lojën e futbollistëve të mi, ishte ajo çfarë prisja

Trajneri i Belgjikës, Martinez: Jam i kënaqur me lojën e futbollistëve të mi, ishte ajo çfarë prisja
Roberto Martinez (Getty Images)

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ka folur pas fitores së ekipit të tij ndaj Panamasë.

Belgjika ka fituar me lehtësi 3-0 ndaj Panamsë në ndeshjen e parë të Grupit G në kuadër të Kupës së Botës “Rusia 2018”.


Kjo fitore e ka lumturuar trajneri Martinez, i cili është ndarë i kënaqur me lojën e futbollistëve të tij.

Belgjika e nis furishëm Botërorin, mposht me lehtësi Panamanë
Lexo po ashtu Belgjika e nis furishëm Botërorin, mposht me lehtësi Panamanë

“Jam i kënaqur, ishte pikërisht ajo që prisnim – nuk ka ndeshje të lehta në Kupën e Botës”, ka thënë fillimisht Martinez pas ndeshjes.

Belgjika e ka nisur furishëm Botërorin (Getty Images)

“Filluam shumë mirë ndeshjen, më pas u bë frustruese pjesa e parë, por unë u kënaqa me mënyrën se si reagoi skuadra”.

“Në pjesën e dytë kemi gjetur qetësinë tonë dhe goli i Dries Mertens ishte një gol i mrekullueshëm, ishte shumë i rëndësishëm për ne”.

Belgjikë 3-0 Panama, notat e lojtarëve
Lexo po ashtu Belgjikë 3-0 Panama, notat e lojtarëve

“Në Kupën e Botës, ju duhet të luani për 90 minuta dhe duhet të jeni të përgatitur dhe të punoni shumë, të tregoni pjekuri dhe bashkim të vërtetë”, përfundoi trajneri i Belgjikës.

Ndryshe, Belgjika në ndeshjen e ardhshme të grupeve e zhvillon të shtunën ndaj Tunizisë. /Telegrafi/