LAJMI I FUNDIT:

Belgjika e nis furishëm Botërorin, mposht me lehtësi Panamanë

Belgjika e nis furishëm Botërorin, mposht me lehtësi Panamanë
Belgjika (Getty Images)

Kombëtarja e Belgjikës ka fituar me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e parë të grupeve ndaj Panamasë.

Ekipi i drejtuar nga Roberto Martinezit e ka nisur furishëm kampionatin duke fituar me lehtësi ndaj Panamasë në ndeshjen e parë të Kupën së Botës në Grupin G.


Pjesa e parë e ndeshjes u dominua nga belgët, të cilët menaxhuan topin dhe krijuan shumë raste, por pa arritur ta gjejnë rrugën e rrjetës.

Mertens shënoi një supergol (Getty Images)

Megjithatë, me të filluar pjesa e dytë në skenë doli Dries Mertens, i cili në minutën e 47-të shënoi një supergol me gjysmë vole për 1-0.

Pas Mertensit erdhi radha e sulmuesit Romelu Lukaku, i cili shënoi një dy golësh duke betonuar fitoren e parë për Belgjikën.

Lukaku shënoi golin e parë me kokë (Getty Images)

Lukaku shënoi fillimisht me kokë në minutën e 69-të për 2-0 pas asistimit të Kevin de Bruyne, ndërsa për 3-0 shënoi në minutën e 75-të pas asistimit të Eden Hazard.

Goli i dytë i Lukakut erdhi me parabolë (Getty Images)

Deri në fund të ndeshjes pati edhe shumë raste tjera për gol, por shifrat mbeten të pandryshuara dhe Belgjika fitoi me rezultat 3-0.

Pas kësaj fitore, belgët udhëheqin Grupin G me tri pikë, ndërsa në këtë grup Anglia dhe Tunizia luajnë sonte nga ora 20:00. /Telegrafi/