LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Atalantas, Gasperini pas humbjes nga Real Madridi: Gjyqtari prishi ndeshjen, nuk na dha mundësi të luanim

Trajneri i Atalantas, Gasperini pas humbjes nga Real Madridi: Gjyqtari prishi ndeshjen, nuk na dha mundësi të luanim

Gian Piero Gasperini ndjen se gjyqtari ‘shkatërroi lojën’ me kartonin e kuq të dhënë për Remo Freuler, pasi mund të mos humbnin nga Real Madridi.

Atalanta u mposht në shtëpi nga Real Madridi me rezultat minimal 1-0, por kjo fitore erdhi falë një kartoni të kuq të dhënë në minutën e 17-të për Freuler.


Sipas trajnerit të vendasve, Gasperini, humbja erdhi “nga gjyqtari”, pasi kartoni i kuq ishte i evitueshëm.

Real Madridi fiton minimalisht ndaj Atalantas që luajti me 10 lojtarë nga pjesa e parë
Lexo po ashtu Real Madridi fiton minimalisht ndaj Atalantas që luajti me 10 lojtarë nga pjesa e parë

“Ajo që mbetet është hidhërimi që ne nuk mund të luanim ndeshjen që prisnim”, ka thënë fillimisht Gasperini për Sky Sport Italia.

“Përveç rezultatit, kënaqësia ishte të luanim kundër Real Madrid në Ligën e Kampionëve. Nuk e di se cili do të ishte rezultati, por loja u shkatërrua plotësisht nga një incident që u gjykua tepër”.

“Kualifikimi na vendos në një mënyrë në pozicionin më të mirë të mundshëm, pasi duhet vetëm të fitojmë dhe nuk mund të mendojmë asgjë tjetër! Ne kishim shpresuar për një rezultat tjetër, dhe mbi të gjitha një ndeshje tjetër”.

Eksperti i gjykimit, Andujar: Kartoni i kuq i Atalantas i tepërt, i verdhi do të mjaftonte
Lexo po ashtu Eksperti i gjykimit, Andujar: Kartoni i kuq i Atalantas i tepërt, i verdhi do të mjaftonte

“Ne ishim në minutat e fundit, vetëm duhet të sillnim rezultatin në shtëpi. Megjithatë, ne pësuam një gol me këmbën e djathtë të Mendy, kështu që kjo është paksa e çuditshme, pothuajse një hile. Gjynah i madh”.

“Duke marrë parasysh si shkoi ndeshja, një rezultat 1-0 nuk është edhe aq i keq, por ne ndiejmë keqardhje që nuk na u dha mundësia për të luajtur”, përfundoi trajneri i italianëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori