LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag: Juve favorit, por ne duam një tjetër ndeshje të paharrueshme

Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag: Juve favorit, por ne duam një tjetër ndeshje të paharrueshme
Erik ten Hag (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag, ka insistuar se Juventusi ka një stil loje ndryshe nga Real Madridi dhe ata nuk do të fokusohet vetëm te Cristiano Ronaldo.

Holandezi e pranon se Zonja e Vjetër është favorite, por ata duan të vazhdojnë aventurën në Ligën e Kampionëve.

“Juventusi është favorit, posaçërisht pas rezultatit 1-1 në Amsterdam”, ka thënë Ten Hag në konferencën për media.

Lojtarët e Ajaxit pas ndeshjes ndaj Juventusit (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

“Ne duhet të shënojmë këtu (Torino). Duhet të kalojmë edhe një herë limitet tona, e dimë. Ne kemi treguar se mund t’ia arrijmë nëse luajmë mirë. Juventusi është ekip ndryshe nga Real Madridi, tashmë e kemi diskutuar  këtë në ndeshjen e parë pasi ata kanë stil ndryshe të futbollit”.

“Javën e kaluar ne e kemi kontrolluar ndeshjen, por nuk arritëm të shënojmë më shumë se një gol. Pres që Massimiliano Allegri të bëjë disa ndryshime dhe të mbrohet më thellë, por ne duhet të bëjmë më mirë dhe të kalojmë limitet tona”.

Trajneri i Ajaxit i zbulon dy klubet favorite për t'i siguruar shërbimet e De Ligt
Lexo po ashtu Trajneri i Ajaxit i zbulon dy klubet favorite për t'i siguruar shërbimet e De Ligt

“Qëndrimi në Evropë pas fazës së grupeve dhe eliminimi i Real Madridit ishte fantastike,  por ne duam një tjetër ndeshje të paharrueshme. Kemi më shumë besim, mentalitet më të mirë dhe ekipi vjen gjithmonë i pari”.

“Ne nuk do ta ruajmë Cristiano Ronaldon gjithmonë me një lojtar, kjo është diçka që nuk e bëjmë kurrë”, ka thënë Erik ten Hag. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori