LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia në festivalin “Astroworld” – ngritet padi në vlerë prej 750 milionë dollarësh ndaj Travis Scott dhe Drake

Tragjedia në festivalin “Astroworld” – ngritet padi në vlerë prej 750 milionë dollarësh ndaj Travis Scott dhe Drake
Travis Scott dhe Drake (Foto: Getty Images)

Një padi që kërkon më shumë se 750 milionë dollarë u ngrit të martën në emër të paktën të 125 viktimave të “Astroworld”, përfshirë 21-vjeçarin, Axel Acosta, i cili vdiq në këtë ngjarje.

Turma e madhe në festivalin e reperit Travis Scott në Houston la të vdekur dhjetë persona dhe shumë të tjerë të plagosur. Deri më tani, janë ngritur dhjetëra padi kundër Scott dhe Live Nation.


Padia, e ngritur nga firma ligjore Buzbee, përfshin gjithashtu reperin Drake, i cili ishte bashkuar me Travis në mes të koncertit.

Travis Scott (Foto: Wire Image)

“Viktimat atë natë shkuan në Astroworld për t’u argëtuar”, thuhej në padi. “As ata dhe as familjet e tyre nuk u paralajmëruan kurrë se po kalonin në një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme”.

Padia akuzon Scott, emri i vërtetë i të cilit është Jacques Bermon Webster II, për vazhdimin e koncertit edhe pasi autoritetet kishin njoftuar se diçka nuk po shkonte siç duhet. Padi të tjera kanë pretenduar të njëjtën gjë, dhe shefi i zjarrfikësve të Houston, Samuel Pena, tha se ‘absolutisht’ duhet ta kishte ndërprerë shfaqjen sapo të shihte se çfarë po ndodhte.

“Dikush po vdes” - momenti kur Travis Scott ndaloi performancën në “Astroworld” pasi vërejti se diçka nuk po shkonte
Lexo po ashtu “Dikush po vdes” - momenti kur Travis Scott ndaloi performancën në “Astroworld” pasi vërejti se diçka nuk po shkonte

Padia, si shumë që dolën përpara, vuri në dukje gjithashtu se bashkëshorti i Kylie Jenner ka një histori të supozuar të inkurajimit të dhunës në shfaqjet e tij përmes teksteve dhe zakonit për t’i inkurajuar fansat që të nxitojnë në skenë.

Padia tregon gjithashtu rastin e Kyle Green, i cili u paralizua në një koncert të Travis Scott në New York në vitin 2017.

Në festivalin e mbajtur pak ditë më parë, nëntëvjeçari Ezra Blount ishte viktima më e re, i cili u shtyp dhe u shkel nga turma.

Në një raportim të bërë ditën e djeshme, babai i Storm thuhet se është akoma në gjendje ‘shoku’ për atë që ndodhi.

Gjatë kësaj kohe, ai ka marrë një përkrahje të madhe nga bashkëshortja e tij, Kylie Jenner. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut:  Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Magazina
Kalo në kategori