Legjenda e Romës, Francesco Totti ka prezantuar fanellën e dytë të skuadrës së tij.
39-vjeçari do ta bartë për herë të fundit në karrierën e tij fanellën e Romës këtë edicion.

Ai është shprehur i lumtur dhe krenar që do ta bartë edhe një vit fanellën e ‘Giallorosëve’.


“Është gjithmonë një nder që të vesh fanellën e Romës, skuadrës sime të zemrës. Jam krenar për këtë”.

“Më pëlqen ideja e logos me Lupetto, që unë kam pasur kënaqësinë ta vesh disa herë në të kaluarën. Më pëlqen shumë kjo uniformë”, deklaroi Totti.

Roma ka prezantuar fanellën e bardhë ku përveç kapitenit legjendar Francesco Totti kanë marrë pjesë edhe dy mesfushorët Radja Nainggolan e Kevin Strootman, ndërsa ishte i pranishëm edhe mbrojtësi i ri i Romës, Juan Jesus. /Telegrafi/

13708259_1028780743874591_4431564189204512910_o

telegrafi sport app