Francesco Totti është bërë baba për herë të tretë, pasi Ilary Blasi solli në jetë vajzën, Isabel.

Vajza lindi në mëngjesin e 10 marsit dhe futbollisti i Romës ishte i pranishëm.

Isabel është vajza e dytë e çiftit, pas Chanel, ndërkohë që fëmija i madh është Cristian.

Ndërkohë, sulmuesi italian është duke u përgatitur për sfidën e radhës së fundjavës kundër Udineses. /Telegrafi/